08:32 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: The “Special One” trajner i Tottenham Hotspur

Ish trajneri i shumë skuadrave në Europë e edhe në ligën Premier, Jose Mourinho ka marrë drejtimin e “të bardheve” të Londrës, pas shkarkimit të Pochettinos.

Strategu portugez kishte më shumë se një vit që nuk drejtonte asnjë skuadër, shkruan Indeksonline.

“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi që lufton për tifozët e saj pasionantë”, tha 56-vjeçari pak pasi mori dëtyrën.

Marrveshja e arritur mes dy palëve, një kontratë tri vjet e gjysmë, dhe nje kandidatë tjetër për titullin e kampionit nga sezoni i ardhshëm në Premier League.

/Indeksonline/