07:46 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

​ Arrestohet gazetari bjellorus

Një gazetar opozitar nga Bjellorusia Dmitri Galko është arrestuar në kufi me Ukrainën ka raportuar Komiteti për Hulumtime në Bjellorusi.

Galko, 38 vjeçar autor i një numri të madh të publikimeve lidhur me konfliktin të autoriteteve qeveritare me kryengritësit prorus në Ukrainë ka qenë në kërkim për shkak të sulmit në një polic.

Për këtë vepër në Bjellorusi rrezikon që të dënohet deri në gjashtë vjet burg.

Aktualisht sipas babait të tij ai gjendet në burg në Minsk.