Arrestohet në kufi një person, kontrabandonte 720 copa municion ilegalisht për në Kosovë
Në Pikën Kufitare ‘Vërmicë’ është arrestuar një person nga policia kufitare.
I dyshuari është arrestuar pasi i njëjti ishte duke kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Shqipëria në Kosovë 720 copa municion të kalibrit 7.62 mm, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/