12:14 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

​Apostolova: Duhet të luftoni korrupsionin

Të gjitha institucionet kryesore qeveritare duhet të punojnë në mënyrë të koordinuar drejt avancimit të reformave kyçe, për të arritur një rezultat të suksesshëm në aplikim për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Kështu u tha gjatë diskutimit “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim”, ku morën pjesë shefja e BE-së në Kosovës, Natalya Apostolova, Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Evropiane, Nedyalcho Danchev, ambasador i Bullgarisë, Gernot Pfandler ambasador i Austrisë, ndërsa moderator Augustin Palokaj, nën organizimin e GIZ-it gjerman.Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se publikimi i Strategjisë për Zgjerim para pak javësh, ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi, sepse Kosova e ka më të qartë pozicionin e vet dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, me kusht që të ndërmerren reformat përkatëse.  Ajo ka përmendur edhe punët që duhet t’i kryejë Kosova. Sipas saj kjo strategji i ka treguar Serbisë se dialogu është i domosdoshëm për të dyja palët dhe se sipas saj kjo është shumë e rëndësishëm, sepse Serbia duhet të kuptojë se dialogu do të përmbyllet me vetëm një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostollova, ka thënë se çështja më e madhe për Kosovën është adresimi i reformës në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat fondamentalë, qeverisja e mirë dhe puna drejt pajtimit dhe raporteve të mira fqinjësore. Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedyalcho Danchev, ka thënë se strategjia tregon se dera është e hapur për zgjerim dhe po ashtu është e padiskutueshme element i padiskutueshme siguria.