17:01 / E Martë, 12 Qershor 2018

10 rregulla të arta për kujdesin e lëkurës në verë, gabimet që duhet të shmangni

Shumë nga problemet e lëkurës shkaktohen nga dëmtimi i rrezeve ultraviolet A dhe B. Dehidratimi i lëkurës, plakja, shfaqja e rrudhave vijnë si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell ! Nëse nuk do të aplikoni rregullisht një krem mbrojtës (minimuni me faktor 30) atëherë ju po përshpejtoni procesin e plakjes automatikisht! Lëkura ka nevoje për përkujdesje të veçantë sidomos gjatë muajve të verës e zona e fytyrës është ajo që konsiderohet nga dermatologët si më e ndjeshmja për shkak edhe të ekspozimit më të madh. Living do të ndajë me ju disa sekrete për kujdesin e lëkurës në verë

1.Hidhni poshtë të gjitha produktet e skaduara të kujdesit për lëkurën ose ato të cilat nuk i përdorni
2.Në mëngjes mjafton ta shpëlani me ujë lëkurën, pasi veç yndyrës së tepërt nuk keni asnjë papastërti për të larë ! (gjithmonë nëse e keni pastruar lëkurën në darkë).
3.Pas larjes me ujë, mos harroni të aplikoni kremin kundër diellit 30 minuta para se të dilni nga shtëpia ! Pasi lëkura ta ketë përthithur , mund të aplikoni dhe makeup. Produktet zgjidhini “jo komodogjenike” pra që nuk ju bllokojnë poret.
4. Pastroni furçat dhe çantën tuaj të makeup-it pasi bakteret e grumbulluara në furçat apo sfungjerët e makeup-it bëhen shkaktarë të puçrrave e akneve.
5.Perdorni çdo ditë locionin pastrues të fytyrës, por sigurohuni t’i përshtatet tipit të lëkurës që keni.
6.Mbylleni ditën me vendosjen e një maske pastruese.
7.Përdorni krem antirrudhë për lëkurë të tendosur
8.Perdorni krem hidratant dhe për trupin!
9.Mos shmangni rutinën e kujdesit të lëkurës në mbrëmje vetëm sepse keni ardhur vonë në shtëpi, apo përtoni të lani fytyrën e të aplikoni kremin!
10.Mos harroni syzet e diellit!