12:17 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ismet Beqiri: Njerëzit e njëjt, turpi i njëjt

Ismet Beqiri ka thënë se LDK i ka të garantuar votat e saj dhe se është e gatshme për kalimin e demarkacionit. Beqiri e ka quajtur veprimin e VV-së si të turpshëm për ta dhe për Kosovën.

“Nuk është lajm i ri, është vazhdim i lajmeve të kqija që po i jipen Kosovës. Tri vite me radhë kanë ndodhur të njëjtat gjëra. Tash janë njerzit e njëjtë të një subjekti. Po tentohet të pengohet vullneti i lirë i deputetëve dhe subjekeve politike. Besoj që seanca do të vazhdojë dhe do të hedhet sot në votim për të përfunduar një odiseadë e kësaj çështje. Nuk e di se sa vota janë, por ne po dëshirojmë që me 27 votat tona të garantojmë për funksionimin e këtij vendi” ka thënë Ismet Beqiri./Indeksonline/

Temat: