Kur Ismet Beqiri e bënte shqiponjën, disa parti politike nuk ekzistonin fare!
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri sonte është kthyer në kohë, duke ndarë një fotografi të realizuar para shumë vitesh.
Në një postim në Facebook, Beqiri ka falënderuar Sahit Ymer-Bajgorën për foton e bukur, duke shkruar se shqiponja është më e vjetër se disa parti politike, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Beqirit:
Me këtë foto domethënëse e bërë në zyrën time si Kryetar i Prishtinës, në vitin 2003, e përkujtoj në 5 vjetorin e vdekjes Sahit Ymerin-Bajgora.
Një fqinj i lagjes time, patriot, aktivist i pajtimit të gjaqeve, aktivist i LDK-së dhe çështjes kombëtare.
Faleminderit Bacës Sahit për këtë foto të bukur, me simbolin tonë kombëtar, që është më i vjetër se 4-5 vitet e fundit, më i vjetër se disa parti politike, më i vjetër se kjo foto, pra i vjetër me qindra vjet.
I përhershëm kujtimi për jetën dhe veprën e Sahit Bajgorës.
I.Beqiri
