Ismet Beqiri i reagon Edi Ramës: Ti i ke punët PUS në shtëpi tënden
Ismet Beqiri është një nga zyrtarët e pakët të LDK-së që kanë reaguar pas deklaratave te Edi Ramës dje në Kosovë. Beqiri ka thënë se zyrtarët kosovar duhej të ia thonin në fytyrë kryeministrit shqiptar reagimin, por që sipas sekretarit të LDK, shumë kujt këtu i mungon fytyra.
Beqiri ka thënë se Edi Rama i ka punët pus në shtëpinë e vet dhe nuk i duhet Kosovës mësim nga ai.
“Ajo çfarë u pa nga takimi i djeshëm mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë urojm të harrohet sa më shpejtë.
Sjelljet dhe fjalët prej arroganti, e të papranueshme të “Padishahut” të vetëshpallur Rama, janë të tilla, sa herë vjen në Kosovë (besa edhe kur nuk është në Kosovë).
Kjo nuk është hera e parë.
Ata që kanë dashur ta shohin këtë, kanë mund ta shohin edhe herave tjera.
Nuk po i përsëris, unë kam thënë mendimin tim për të, për veprimet e tija skandaloze,nuk ia vlen më u marr me to.
E këtyre zyrtareve tonë, zoti iu ndihmoftë…që nuk ishin në gjendje me ia”përplasë”” në fytyrë shumë gjëra atij, edhe pse i mungon fytyra por megjithatë është dashur të flasin, por kush?!
Shpresoj që pas një dite, pasi kanë marrë pak frymë nga ”puna”e madhe që kanë bërë, i kanë pa sjelljet, fjalët, arrogancën, prepotencën
Kosovës më së paku i duhet mësim, nga ai që i ka punët PUS në shpi të vet.
Sa për të dhe sojin e tij, kufinjët e Kosovës na i kishin bërë”sallatë”.
Fjalori i tij më së miri tregon kush është ai, ia tham apo jo me emër” shkruan Beqiri në Facebook./Indeksonline/