23:30 / E Mërkurë, 23 Maj 2018

3 përbërësit natyralë që qetësojnë lëkurën e irrituar pas depilimit me brisk dhe me dyll

Jo gjithmonë depilimi shkon ashtu si do të donim, një prerje e vogël me brisk apo tërheqja nga ana e gabuar e strishës së dyllit lënë lënë shenjat e tyre mbi lëkurë. Irritimi, skuqja e lëkurës, qimet e rritura nën lëkurë dhe ndjesia e djegies në zona të caktuara të trupit mund të krijojnë situata paniku tek shumë prej nesh, prandaj duhet të njihni trajtimet e duhura. Më poshtë do të lexoni të gjithë përbërësit natyralë që trajtojnë problemet e lëkurës shkaktuar nga depilimi.

TRAJTIM ME VAJ ULLIRI: Një nga ankthet më të mëdha të femrave, mes shumë të tjerave, është edhe depilimi, sidomos kur nuk e bëni mirë.Mos u shqetësoni është diçka që zgjidhet menjëherë, mjafton të aplikoni çfarëdo lloj vaji natyral që keni në shtëpi (vaj ulliri, vaj bajamesh, vaj kokosi etj) dhe lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse. Vajrat e mësipërm kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë E dhe përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale që mbrojnë lëkurën dhe e hidratojnë atë.

vajus

TRAJTIM ME UTHULL MOLLE
Jemi mësuar ta përdorim uthullën e mollës në gatim apo edhe në trajtime të ndryshme bukurie për flokët, fytyrën dhe infeksionet mykotike të thonjve, mirëpo veprimi i saj është 100% efektiv edhe në rastin e ndonjë irritimi gjatë apo pas depilimit. Uthulla e mollës ka me shumicë përbërës antibakterialë që reduktojnë inflamimin dhe skuqjen e lëkurës. Kujdes: Nuk duhet aplikuar direkt mbi lëkurë, por e tretur me pak ujë të vakët. Më pas mund ta spruconi në zonat ku keni nevojë ose të mbështillni lëkurën me ndihmën e napave të pambukut.

oiku
TRAJTIM ME KASTRAVEC
Përveç vitaminave dhe mineraleve, kastraveci përbëhet nga rreth 90% ujë çka e bën në një prej hidratuesve më të mirë të lëkurës, si dhe trajtimeve qetësuese më të mira për lëkurën e irrituar. Ky trajtim është mëse i këshillueshëm në rast se keni skuqje dhe djegie të lehta në zonën e sqetullave, ose fytyrës. Mjafton të fusni një kastravec në frigorifer, ta prisni në feta dhe ta vini në lëkurë për disa minuta. Freskia e tij do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë.

kastravec