20:18 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo është vajza më e re që bëri tranplantin e fytyrës

Katie Stubblefield pati lëndime në fytyrë kur ishte 18 vjeç. Kur u bë 21 vjeçe, mjekët në klinikën Cleveland në Ohio ia dhanë një të re.

Ajo është vajza më e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka bërë transplantin e fytyrës, shkruan National Geographics, përcjellë Klan Kosova.

Para kësaj, Katie kishte bërë 22 operacione që ta kthente formën fytyrës së saj, por pa sukses. Operacioni zgjati 31 orë. Kirurgët së pari ia larguan fytyrën e saj e më pas ia vendosën një të re. Në transplant u përfshinë balli, pjesa rreth syve, qerpikët e syve, hunda, goja e buzët, faqet, nofulla, dhëmbët dhe muskujt e fytyrës.

Mjekët u bazuan në modelin 3D të skeletit të vajzës që ta formësojnë fytyrën e vendosur.

I gjithë ekipi kishte duartrokitur kur përfundoi operacioni. Ata e konsideruan sukses të madh këtë transplant tejet të vështirë.

Pas ushtrimeve intensive, vetëm pas tetë muajve, Katie nuk kishte më probleme me fytyrën e saj.

Shumica e shpenzimeve për transplant ishin mbuluar nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve.