10:23 / E Premte, 12 Janar 2018

4 shenja që tregojnë se po konsumoni shumë kripë

Në rastet kur hani patate të skuqura djathë për darkë, ju e dini se keni konsumuar një dozë serioze kripe. Por përtej atyre ushqimeve, kripa mund të hyjë në ushqimin tuaj në shumë mënyra të tjera.

Çdo ushqim i përpunuar përmban kripë dhe çdo gjë që është e ngrirë ose e përgatitur gjithashtu përmban shumë kripë. Dhe ndërkohë që ka efekte anësore të konsumimit të kripës së tepërt, ka edhe disa shenja që sinjalizojnë se jeni duke konsumuar shumë kripë.

1. Përjetoni një dhimbje koke të papritur: Konsumimi i tepërt i kripës ndonjëherë mund të shkaktojë zgjerimin e enëve të gjakut në trurin tuaj, gjë që mund të çojë në dhimbje të forta koke, transmeton Indeksonline.

2. Dëmton shqisën e të shijuarit: Konsumimi i tepërt i kripës bënë që ushqim të ju duket me më pak shije ngaqë dëmton shqisën e të shijuarit.

3. Ndjeni fryrje në stomak: Ushqimet e kripura mund të ju shkaktojnë fryrje të mëdha në stomak. Kur ka shumë kripë në gjak, veçanërisht shkakton fryrje në zonën e barkut. Pas një vakti me ushqim shumë të kripur, mund të vini re edhe ënjtje në gishtat dhe gishtërinjtë.

4. Ndjeni shumë etje: Natriumi luan një rol të rëndësishëm në balancimin e lëngjeve në trup. Çdo ditë, kemi nevojë për kripë, për të ruajtur ekuilibrin e ujit në trup. Kur të ndjeni etje, është mënyra e trupit për t’ju thënë se nuk ka ujë të mjaftueshëm për të mbështetur nivelet e natriumit në trupin tuaj./Indeksonline/