Dilema rreth konsumimit të sasisë së vezëve. Ja çfarë duhet të dini!
Nuk ka një numër të caktuar të vezëve që një person mund të konsumojë si pjesë e një diete të shëndetshme. Vezët ishin konsideruar dikur si një burim jo i shëndetshëm i ushqimit në aspektin e problemeve të kolesterolit dhe problemeve të zemrës. Fakti që e verdha e vezës përmban një nivel të lartë të kolesterolit, është shkaku kryesor i kësaj.
Konsumimi i kolesterolit fillimisht mendohej të rriste ndjeshëm nivelet e kolesterolit në trup, gjë që mund të rriste rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Hulumtimet kanë treguar, megjithatë, se vezët nuk rrisin shanset e sëmundjeve të zemrës, transmeton Indeksonline.
Kolesteroli është një substancë yndyrore që ka një sërë funksionesh esenciale trupore. Roli i saj përfshin mbështetjen e prodhimit të qelizave dhe hormoneve të reja në formimin e acideve biliare, që shpërndajnë yndyrën dhe ndihmojnë në thithjen e vitaminave.
Ngrënia e një deri në tri vezëve në ditë ka disa përfitime shëndetësore, por ndryshon nga personi në person. Në këtë nivel të konsumit, njerëzit mund të presin ndryshime minimale në nivelin e tyre të kolesterolit.
Ndërkaq, nevojiten më shumë kërkime për të saktësuar se sa është sasia e vezëve që shkakton dëme për të siguruar një qartësi më të madhe./Indeksonline/