11:15 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

8 mënyra të thjeshta për t’u kujdesur për flokët

Majat në fund të flokëve tuaj janë pjesa më e injoruar e flokëve sa i përket kujdesit. Zakonisht kjo pjesë e flokëve dëmtohet më së shumti dhe ka nevojë për kujdes shtesë.

Krihni flokët butësisht. Nëse i krihni flokët egërsisht mund të dëmtoni majat apo fundin e flokëve tuaj andaj sa herë që krihni flokët, kaloni krehrin butësisht në flokët tuaj.

Përdorni krehër nga druri. Krehrit nga metali apo material të ngjashme dinë të dëmtojnë flokët andaj gjithmonë është mirë të përdorni krehër druri.

Përdorni zbutës për fundin e flokëve tuaj ngaqë kjo pjesë ka nevojë më së shumti për trajtim me zbutës.

Shmangni tharësin e flokëve. Tharja në mënyrë artificiale e flokëve i dëmton ato shumë sidomos fundin e flokëve.

Lidhni flokët shpesh ngaqë kjo i mbron shpeshherë nga dëmtimet dhe ekspozimet qoftë ndaj rrezeve të tepërta të diellit apo ndaj thatësisë së ajrit të ftohtë.

Prini fundin e flokëve shpesh. Kjo përveç që i mbron flokët, bënë që ato të rriten më shpejt.

Përdorni vajra esenciale. Vajrat e ndryshme esenciale, varësisht nga tipi i flokëve, i mbron shumë ato dhe i trajton në mënyrë natyrale./Indeksonline/

Temat: