11:04 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

A duhet të gjitha femrat të bëjnë kontrolle për kancerin e vezoreve?

Një raport i kohëve të fundit nga Task Forca e Shërbimeve Parandaluese e Shteteve të Bashkuara zbulon arsyet pro dhe kundra të kontrolleve skrining për për gratë me rrezik mesatar për zhvillimin e kancerit të vezoreve.

Shumica e grave nuk duhet të bëjnë këto kontrolle nëse nuk janë në një kategori me rrezik të lartë, sugjeron një rishikim të ri.

Task Forca për Shërbimet Parandaluese e Shteteve të Bashkuara (USPSTF) ekzaminoi një gamë të gjerë të studimeve të mëparshme në përpjekje për të përcaktuar nëse ekzaminimi për kancerin e vezoreve redukton rrezikun e vdekshmërisë për gratë që nuk janë në rrezik të trashëguar nga gjendja.
Rezultatet e përpjekjeve të tyre u botuan në revistën JAMA.

Kanceri i vezoreve është shkaku i pestë kryesor i vdekshmërisë midis grave në Amerikë. Në fakt, një vlerësim i kohëve të fundit parashikoi një total prej 14,080 vdekjesh nga kanceri ovarian në vitin 2017.

Mbi 60 për qind e rasteve të kancerit ovarian janë diagnostikuar pasi kanceri është përhapur, raportojnë autorët.

Megjithatë, studimet kanë vërtetuar disa pasoja nga kontrollet skrining, duke përfshirë rezultate të rreme që kanë cuar më pas në ndërhyrje kirurgjike dhe komplikime tjera./Indeksonline/