Femrat janë po aq të fuqishme sa meshkujt gjatë ushtrimeve ekstreme
Rezultatet e një studimit të fundit kanë treguar se gjatë ushtrimeve ekstreme femrat janë po aq të fuqishme sa meshkujt.
Këto studime i bëri ekipi i shëndetit “Ice Maiden” me një grup të vogël prej gjashtë femrave, transmeton Indeksonline.
Ata i dërguan gjashtë vajzat britanike drejt Antraktikut për të bërë një lloj ekspedite.
Ekipi i shëndetit bëri dallimet para dhe pas ushtrimeve të bëra. Në rezultate u vërejt që shenjat e funksionit riprodhues dhe fuqia e eshtrave ishin të njëjta.
Studimet në të kaluarën kanë treguar që sistemi riprodhues është më i ndjeshëm ndaj ushtrimeve ekstreme./Indeksonline/