09:12 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

A funksionojnë ilaçet kundër rënies së flokëve?

Ka procedura të ndryshme invazive dhe jo invazive kirurgjikale që premtojnë për të trajtuar rënien e flokëve dhe ndihmojnë në restaurimin e tyre.  Mirëpo, shumica e atyre që përballen me rënie flokësh, zgjedhin tabletat orale për të trajtuar këtë problem.

Dilema e shumicës nga ta është se a po funksionojnë në të vërtetë këto ilaçe kundër rënies së flokëve?

Dr. Viral Desai, kirurg kozmetik nga India thotë se për disa njerëz që përjetojnë rënien e flokëve, lindin me folikula të flokëve të dobëta, që do të thotë se është e trashëgueshme ose për shkak të disa pabarazive hormonale. Të tjerë vuajnë sepse kanë abuzuar me flokët e tyre me kimikate, janë keq ushqyer  dhe trajtimi për flokët e tyre kërkon shumë kohë.

Arsyeja pse disa njerëz nuk tregojnë rezultate të favorshme me ilaçe orale është sepse ata nuk i përmbahen terapisë, transmeton Indeksonline.

Një arsye tjetër pse njerëzit heqin dorë nga medikamentet është për shkak të frikës nga efektet anësore. Nëse keni zgjedhur trajtimin me medikamente, duhet të vazhdoni për një vit apo edhe më shumë. Pra, për t’iu kundërvënë efekteve anësore të ilaçeve dhe për t’u siguruar se përfitoni nga këto ilaçe me gojë është duke ndjekur rregullin një herë në 3 ditë. Kjo bënë që terapia të funksionojë dhe të mos ketë efekte anësore.

Çdo terapi do të tregojë rezultate në vetëm një cikël. Pra, sapo të keni nisur me medikamente për një cikël të plotë, duhet të ketë një përmirësim në flokë./Indeksonline/