22:25 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti gjen kohë të flasë për ditëlindjen e Jasharit, tregon se çfarë është më rrezik për veprën e tij

Debat i gjerë është krijuar ditëve të fundit sa i përket datës së vërtetë të lindjes së heroit kombëtarë, Adem Jashari.

Është pikërisht analisti Nexhmedin Spahiu i cili tha se Jashari nuk është lindur me 28 nëntor por më 10 tetor, e kjo gjë u kundërshtua edhe nga vetë nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashari, tashmë i pari i komunës së Skenderajt.

Ndërkohë në këtë debat ka gjetur kohë të përfshihet edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti sikur do të thotë diçka që nuk dihet shkruan se datat shërbejnë për matjen e kohës dhe se Adem Jashari e bën vepra e jo data e lindjes, transmeton Indeksonline.

Sipas tij 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu janë më të rrezikshme për Adem Jasharin se data e lindjes.

Postimi i plotë:

E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lindur me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lindur në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes.

A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?