11:57 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Aksident në Prizren mes dy veturave dhe një motoçiklete

Një aksident trafiku ka ndodhur në Vlashnje të Prizrenit, mes dy veturave të udhëtarëve me targa vendore dhe një motoçiklete- pa targa, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore dhe sipas mjekut në rrezik për jetën janë drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, meshkuj K/Shqiptarë, kurse personi po ashtu pasagjer në motoçiklete mashkull K/Shqiptar, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.

Vozitësi i dyshuar është në arrati./Indeksonline/