12:42 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në kryeqytet, motoçiklisti goditet nga autobusi

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në rrugën “Muharrem Fejza”, te EULEX-i në kryeqytet.

Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit e Indeksonline, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një motoçikletë.

Nga aksidenti, motoçiklisti ka marr lëndimetrupore, derisa ekipet mjekësore kanë arritur menjëherë për t’i ofruar trajtimin e duhur.

Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë dal edhe ekipet policore. /Indeksonline/