Aksident me dëme materiale në Dobrushë të Istogut
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pakçastesh në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut.
Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi të aksidentit ku shihet se janë të përfshira dy vetura.
Sipas fotove, aksidenti ka ndodhur mes një veture Peugeot dhe një Jeep-i, e që nuk ka kaluar pa dëme materiale.
Për rastin janë njoftuar ekipet policore dhe ato mjekësore. /Indeksonline/