15:59 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy fëmijë dhe një i rritur

Një aksident  trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën “Ilir Konushefci”, në kryeqytet.

Sipas dëshmitarëve të rastit, lëndime trupore kanë marrë dy fëmijë dhe një i rrutur.

Në këtë aksident janë përfshirë një taksi dhe një veturë tjetër, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor. /Indeksonline/