Aksident i rëndë në Drenas, disa persona të lënduar
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak më parë në Drenas.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf 5 dhe një Pasat, transmeton Indeksonline.
Për pasojë, lëndime trupore kanë marrë disa persona. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
/Indeksonline/