10:29 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Aktorët e “O Sa Mirë” ia mësyjnë në këtë fshat të Kosovës (Foto)

Është një nga serialet më të ndjekura dhe më të pëlqyera të publikut shqiptar. Bëhet fjalë për projektin televiziv “O Sa Mirë”. Ndërsa aktorët e këtij seriali tashmë janë bërë të famshëm, shkruan Indeksonline.


Sot në orën 12:00 pritet të nisin edhe xhirimet e episodit të ri, ndërsa ekipa e serialit do të shkojnë në një nga fshatrat që mban emrin më interesant në Kosovë, Muqibabë.

Të paktën kështu shkruhet në fotografinë që është postuar në rrjetin social zyrtar Instagram të serialit./Indeksonline/