21:39 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Anulohet një fluturim në Shqipëri, piloti ishte i dehur

Sipas informacioneve të Policisë Kufitare të Rinasit, është anuluar një fluturim sepse kapiteni kishte konsumuar alkool dhe shtetasi spanjoll me iniciale E.L., 47 vjeç tani procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka konsumuar alkool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit. Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

Për sa më sipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L,  u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

Temat: