22:28 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Piloti ‘gjumash’, harron të ndalet në destinacion

Një pilot në Australi është duke u hetuar pasi që kishte fjetur dhe ishte larguar nga destiancioni për 46 kilometera.

Piloti ishte i vetmi person në bord. Aeroplani duhej të ndalej në ishullin Tasmanian por piloti i përgjumur kishte harruar të ndalej, transmeton Indeksonline.

Kompania “Vortex Air” lëshoi një deklarat duke u arsyetuar se ky ishte fluturimi i parë i pilotit.

Edhe pse nuk ka pasur ndonjë lëndim apo dëmtim, ky incident nga zyrtarër po konsiderohet si serioz./Indeksonline/

Temat: