12:28 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ardhja e mërgimtarëve, Policia e Kosovës bën këto lehtësira

Tash kur kemi hyrë në sezonin veror, edhe fluksi i mërgimtarëve është i madh. Për shkak të shtimit të numrit të mërgimtarëve që vinë në Kosovë për të kaluar pushimet, edhe Policia  ka shtuar personelin në pikat e kontrollit kufitar.

Në një përgjigje për Indeksonline nga Policia kanë bërë të ditur se Departamenti i Policisë kufitare ka marr masa në pikat kufitare me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të kontrollit.

“Policia e Kosovës, me kohe ka bërë përgatitjet e nevojshme për sezonin verore duke hartuar urdhrin operativ për sezonin veror te cilin tanimë e ka në implementim e sipër. Po ashtu nga Departamenti i Policisë kufitare janë marrë masat e nevojshme me shtimin e personelit policor ne pikat kufitare ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve/bashkatdhetarëve me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit te kontrollit kufitar”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Ndërsa, sa i përket pritjeve në pikat kufitare nuk janë edhe aq të gjatë në këtë kohë.

Sipas Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet nëpër vendkalime kufitare janë të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Kështu, në Merdarë kolonat janë 20 metra në hyrje ndërsa në dalje 30.

Pika kufitare me më shumë kolona është Hani i Elezit dhe Vermica, ku në hyrje kolona është 40 metra, ndërsa në dalje të Hanit të Elezit dalja është 50m.

Kurse në pikën kufitare Mutivodë, në dalje kolona është 100 metra.

Ndërsa gjendja e rrugëve që shpijnë në pikat e kalimit kufitar është e kalueshme, përveç në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit që është e kalueshme një korsi.

Sa i përket, numrit të këmbësorëve, autobusëve, kamionëve dhe veturave që kanë hyrë në pikat kufitare i gjeni të përmbledhura në tabelën më poshtë./Indeksonline/