Shiu rrëzon kufirin e Bullgarisë dhe Turqisë
Një pjesë e kufirit mes Bullgarisë dhe Turqisë, që ishte ndërtuar nga shteti bullgar për të ndaluar hyrjen e emigrantëve ilegal, është rrëzuar gjatë ditës së sotme.
Dëmtimet në kufi pritet të rregullohet brenda disa jave, transmeton Indeksonline.
Deri sa të rregullohen dëmet, Policia Kufitare bullgare do të patrullojë në atë zonë.
Sipas raportit thuhet se rrëzimi i kufirit nuk ishte për shkak të kualitetit të dobët por për shkak të shiut të madh. Nuk është hera e parë që ky kufi rrëzohet. Në vitin 2017 për të njëjtën arsye ishte rrëzuar./Indeksonline/