19:09 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Argjentina sërish me projekt të ri, publikon këngën ‘Sekreti’ (Video)

Argjentina Ramosaj e cila bëri një pauzë të gjatë nga muzika pasi iu përkushtua djalit të saj është kthyer fuqishëm.

Brenda pak muajve ajo ka publikuar disa këngë të reja, të gjitha të realizuar në mënyrë perfekte.

Edhe këtë herë Argjentina ka bërë publike këngën më të re, të titulluar ‘Sekreti’, transmeton Indeksonline.

Kënga është me shumë ritëm në bashkëpunim me DJ e njohur, DJ Geek dhe me një vidoeklip shumë të këndshëm.Teksti dhe melodia është realizuar nga Vig Poppa dhe video nga Imagine Films./Indeksonline/