12:19 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mësohet koha kur Leo Messi do të rikthehet tek Argjentina

Lionel Messi do të luajë sërish për Argjentinën në vitin 2019, gjithnjë sipas menaxherit gjeneral të Kombëtares, Jorge Burruchaga.

Messi nuk e ka përfaqësuar Kombëtaren argjentinase që nga Botërori, ku Argjenbtina u eliminua në fazën e eliminimit direkt nga kampionia, Franca.

Trajneri, Jorge Sampaoli u largua pas kësaj kampanje të tmerrshme, derisa Messi ende nuk ka vendosur përfundimisht.

Sulmuesi argjentinas bëri disa paraqitje impresive në Botëror, teksa goli i tij i bukur ndaj Nigerisë e ndihmoi Argjentinën të kualifikohet nga faza e grupeve, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Burruchaga është i bindur se Messi do të rikthehet në Kombëtare me kohë për Copa America, që do të mbahet në Brazil në vitin e ardhshëm.

”Data e rikthimit të Messit s’është caktuar ende, dhe ai nuk do të rikthehet para përfundimit të vitit”, tha Burruchaga për Goal.

”Por, nuk është i pamundur rikthimi i tij në Kombëtare”.

”Jam i sigurtë se kjo do të ndodhë në vitin e ardhshëm. Ai do të jetë sërish në ekipin Kombëtar të Argjentinës”./IndeksOnline/