18:42 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Argjentinë gjendet nëndetësja që ishte zhdukur një vit më parë

Në Argjentinë nëndetësja me 44 anëtarë që ishte zhdukur një vit më parë është gjetur në Oqeanin Atlantik, transmeton Indeksonline.

Nëndetësja u gjet 800 metra nën ujë. Ajo u nxjerrë nga një kompani private që ishte kontraktuar nga qeveria argjentinase.

Me 15 nëntor të vitit të kaluar ishte kontakti i fundit i nëndetëses me bazën ushtarake. Sipas dyshimeve thuhet që nën ujë kishte ndodhur një shpërthim, që kishte dërguar deri tek tragjedia./Indeksonline/