09:50 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohen 27 persona nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet janë kryer në raste të ndara ndërsa për të njëjtat është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, 14 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/