22:39 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dënohet me burg stomatologu që ngacmoi seksualisht të miturën

Xhavit Muqiqi stomatolog nga Prishtina është dënuar me një vit burg pasi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Në mesditën e 21 janarit të vitit 2012, në ordinancën e Xhavit Muqiqit kishte shkuar viktima A.B. gjashtëmbëdhjetë vjeçare për të marr tretman mjekësor pasi që kishte pasur dhimbje të dhëmbit, me ç’rast i akuzuar kishte ngacmuar seksualisht pacienten e tij.

Në aktakuzën thuhet se Xhavit Muqiqi pasi ia dhënë anestesionin të mitures kishte filluar ta përkdhelë, ta puthë dhe e kishte urdhëruar të ulet në prehrin e tij.

“Xhavit Muqiq në cilësinë e mjekut – stomatolog ia kishte dhënë anestezionin, i njëjti kishte filluar me pyetje jo të zakonshme si janë : “Çka, është më e rëndësishme për jetën e saj dhe çka do të thotë fjala intuitë dhe njëkohësisht kishte filluar ta ledhatonte në pjesën e qafës, e kishte puthur të njëjtën në gojë, ku e dëmtuara ka filluar të largohet nga i pandehuri por i njëjti i kishte thënë “se është i besueshëm dhe për çdo problem do t’i ndihmoj edhe për anën financiare”, pastaj i njëjti është ngritur në këmbë duke e ulur të dëmtuarën dy herë në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

E mitura kishte tentuar të largohej nga doktori mirëpo ai pa pëlqimin e saj kishte filluar ta përqafoj duke e shtrënguar.

“…pas përpjekjeve largohet nga i pandehurit dhe nga i njëjti ka kërkuar ta dijë se a ka përfunduar intervenimin e dhëmbit ku në dalje nga ordinanca përsëri i njëjti pa pëlqimin e saj ka filluar ta përqafonte duke e shtrënguar për kraharori me ç’rast tek e dëmtuara e mitur ka shkaktuar shqetësim”, thuhet ndërj tjera në aktakuzë.

Të gjitha këto, stomatologu, Xhavit Muqiqi në deklaratën të cilin e ka dhënë në prokurori i kishte kundërshtuar. Ai kishte thënë se nuk e ka puthur, nuk e ka ledhatuar dhe nuk e kishte urdhëruar që të ulet në prehrin e tij.

“I pandehuri Xhavit Muqiqi në deklaratën e tij ka pranuar se me dt. 21.02.2012 A.B ka qenë në ordinacën e tij ka punuar si stomatolog ku ka kërkuar t’ia rregulloi dhëmbin, po ashtu ka pranuar se ia ka rregulluar dhëmbin por i njëjti në deklaratën e tij ka mohuar kryerjen e veprën penale, duke theksuar se nuk e ka puthu dhe nuk e ka ledhatuar të dëmtuarën dhe po ashtu ka theksuar se nuk e ka urdhëruar që të ulet në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

Ai kishte thënë se në ordinancën e tij e mitura kishte ardhur me babain e saj para katër muajve për vënien e protezave rreth rregullimit të dhëmbëve dhe se kishte arritur marrëveshje me babin e saj që t’ia rregulloi dhëmbët.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj me Xhavit Muqiqin mirëpo nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërsa e mitura ka rrëfyer se doktori i kishte thënë “se prej momentit që të kam parë e kam ditë se ke nevojë për një person që të përkrah dhe sa herë që ki nevojë për rregullimin e dhëmbëve s’ke nevojë të ngushtojshë familjen tënde, se nga unë ki një bonusë jo vetëm për proteza por për çdo mbështetje financiare.

Ndaj Xhavit Muqiqit të cili ishte bërë kallëzim penal në Policinë e Kosovës në shkurtë të vitit 2012 prokuroria kishte prova të mjaftueshme me të cilat vërtetonin se kishte kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”

Ndërsa zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi ka thënë për Insajderin se seanca ka qenë e mbyllura për publikun ndërsa i akuzuar është dënuar me një vjet burg.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit XH.M për veprën penale Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 198 par. 2 i Kodit të Vjetër Penal, meqenëse rasti ka ndodhur në vitin 2012, kur edhe ky kod ka qenë në fuqi. I akuzuari XH.M është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të cekur më lartë. Seanca ka qenë e mbyllur për publikun andaj Gjykata nuk komenton më shumë lidhur me këtë rast”, ka thënë Gashi.