07:36 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arsyeja përse nuk duhet t’i eksfoljoni kurrë buzët sado të thata t’i keni

Buzë të thata e të plasaritura ?! Nëse mendoni se një scrub do i bënte mirë, gaboni! Deri më tani industria e bukurisë na ka gënjyer, sepse sipas Dr. Dennis Gross një prej dermatologovë më të mirë,, scrubi nuk bën asgjë tjetër veçse i dëmton edhe më shumë buzët

. Arsyeja është e thjeshtë: Lëkura e buzëve është shumë e hollë (një e treta e trashësisë së lëkurës së fytyrës) dhe në mungesë të gjëndrave të yndyrës të cilat ruajnë lagështinë, ato thahen edhe më shumë.

Për të shëruar buzët e thara, duhet të “riparoni” shtresën mbrojtëse dhe jo ta largoni duke menduar se është lëkurë e vdekur ! Nëse i keni shumë të thata kërkoni diçka me hialuronat natriumi, i cili hidraton dhe depërton lehtësisht për të ndihmuar në hidratimin qelizor.