10:37 / E Martë, 16 Janar 2018 / k.v

Arsyet pse qesja e ujit çahet herët dhe të çon në lindje të parakohshme

Një lindje e parakohshme është mjaftë e zakontë në mesin e shumë grave dhe kjo ndodhë zakonisht për shkak të çarjes së parakohshme e qeskës së ujit, qeskë kjo amniotike që mbart fëmijën e rrethuar nga lëngu amniotik.

Më poshtë po ua paraqesim disa nga arsyet pse ndodhë një gjë e tillë:

Shkaku më i zakonshëm mund të lidhet me ndonjë infeksion. Nëse një infeksion udhëton gjatë gjithë rrugës nga vagina në qafën e mitrës, ajo mund të shkaktojë që çarje të parakohshme të qeskës.

Infeksioni vaginal: Këtu po flasim për llojin e veçantë të infeksionit Streptococcus Group B (GBS). Ky është një lloj infeksioni bakterial i cili është i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Bakteret e grupit B streptokoku (GBS) kolonizojnë në rektum dhe vaginë të një gruaje shtatzënë dhe mund të çojnë në një infeksion bakterial. Në raste të rralla, nëna mund të kalojë infeksionin tek foshnja.  Ky infeksion zakonisht shfaqet mes javës së 35-të dhe 37-të të shtatzënisë, transmeton Indeksonline.

Shtatzënitë e shumëfishta: Rreziku i shtatzënive të shumëfishta mund të coj në lindje të parakohshme për shkak të carjes së hershme të qeskës amniotike. Shtatzënitë e shpeshta bëjnë qe shpesh ato të mos mund të përfundojnë deri në afatin e pritur dhe ndodhin lindje të parakohshme.

Lëngu i tepërt në qese: Një gjendje e quajtur polyhydramnios, që do të thotë ujë të tepërt në qeskë mund të jetë një arsye gjithashtu. Lëngu i tepërt amniotik mund të ndodhë për shkak të shtatëzanive të shumëfishta.

Trauma fizike: Çdo lloj traume fizike që mund të çojë në një presion në bark, si udhëtimi në rrugë ose mbajtja e peshave, sidomos gjatë javëve të fundit të shtatzënisë mund të çojë plasje të hershme të ujërave./Indeksonline/