Jo vetëm nënat, edhe baballarët të kontrollohen për depresion pas lindjes së fëmijës së tyre
Baballarëve të rinj do t’u ofrohet kontroll i shëndetit mendor si pjesë e një fushate të re.
Partnerët e nënave shtatzëna që vuajnë nga depresioni, ankthi ose psikoza do t’u ofrohet mbështetje e kolegëve, terapi e çifteve dhe ndërhyrje prindërore.
megjithëse dihet se një në pesë nëna preken nga simptomat e depresionit pas lindjes, argumentet e reja tregojnë se shumë pak vëmendje u kushtohet meshkujve.
Megjithatë, studimi sugjeron se burrat mund të preken në masë më të madhe nga kjo gjendje.
Simon Stevens, shefi ekzekutiv i NHS në Angli, tha se shërbimi shëndetësor “ka një rol për të ndihmuar në mbështetjen e gjithë familjes”.
Ai shtoi: “Këto ditë baballarët dhe partnerët me të drejtë pritet të jenë më të gatshëm dhe shërbimet e shëndetit mendor duhet të rritin dhe të mbështesin familje në kohë stresi dhe ankthi ekstrem”./Indeksonline/