13:18 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Artistët me anën e një video kërkojnë ndihmë për shërimin e regjistorit Lumit (Video)

Regjisori i njohur shqiptar dhe profesori universitar, Bekim Lumi është duke vuajtur  prej dy vitesh nga sëmundja e kancerit.

Ai deri më tash ka financuar në mënyrë vetanake të gjitha shpenzimet e shërimit që përbëjnë një kosto të madhe. Por tashmë ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, transmeton Indeksonline.

Edhe artistët shqiptar po merren me lloj lloj aktivitete me anë të të cilave kërkojnë ndihmë për mbledhjen e mjeteve financiare.

Image result for bekim lumi

Së fundi, këtë e kanë bërë përmes një video të shkurtë të publikuar tashmë në rrjetet sociale. Aty kanë marrë pjesë aktorë duke filluar nga Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Ujkan Hysaj, Adrian Morina, Ylber Bardhi, Rebeka Aneq, Kushtrim Koliqi, Kushtrim Sheremeti, Blerta Rruestemi e shumë të tjerë.

Më poshtë mund të shihni videon e plotë, bashkë me të dhënat ku mund të kontribuoni për shërimin e regjisorit Lumi./Indeksonline/