14:18 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Me lot në sy, Bekim Lumi përcillet për në banesën e fundit (Foto)

Është varrosur regjisori dhe profesori universitar Bekim Lumi.

Shumë qytetarë, studentë, artistë e politikanë ia dhanë lamtumirën e fundit Lumit, i cili u përcoll me dhimbje, lot e buqeta lulesh për në banesën e fundit.

Regjisori Lumi vdiq dje pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte 52 vjet, ndërsa pas la një opus të madh krijues. Ishte regjisor i shumë shfaqjeve të suksesshme dhe fitues i çmimeve të shumta.

Homazhe në nder të figurës së tij ka pasur sot edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës./Indeksonline/