16:24 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

ASOS kritikohet sërish, këtë herë se lansuan modelimin e një rripi që ngjason me vetëvrasje!

ASOS është preh e shumë kritikave në periudhën e prodhimeve të fundit.

Para disa kohësh u kritikua për mënyrën e krijimit të pantolloneve teksa së fundi kritikohen se po nxisin mënyrat e vetëvrasjeve.

Së fundi ata kanë reklamuar rripin e quajtur ‘Hooker Latex’ që u modelua nga një vajzë me syt e saj të mbyllur dhe kokën e saj të anuar, një paraqitje që për konsumatorët rrezikon vetëvrasjen, transmeton Indeksonline.

Produkti është larguar nga faqja e shitësve në internet pas ankesave të shumta.

Komentet kanë qenë të shumta duke shtuar se si përmes modës dhe krijimeve po arrihet që të fuqizohet një nga mënyrat më të shpeshta të vetëvrasjes, atë të varjes me rrip./Indeksonline/

Temat: