14:43 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

ASOS realizon 17 mijë çanta me gabim drejtshkrimor!

ASOS, e njohur si ndër fuqitë më të mëdha botërore të modës ka bërë një gabim shumë të kushtueshëm.

ASOS ka shtypur 17 mijë çanta plastike me një gabim drejtshkrimor. Kompania e cila është renditur në vendin e katër në botë për të punuar në vitin 2018, në mënyrë të gabuar ka shtypur një mesazh në çantat e përdorura për dërgesat në internet.

Gabimi qëndroj tek fjala ‘online’ e cila u shkrua ‘onilne’.Më pas ata publikuan një shkrim duke thënë se kanë krijuar 17 mijë çanta të veçanta që do t’i quajnë si realizim të limituar, transmeton Indeksonline.

Për shumë pak kohë ky postim ka marrë mbi 28 mijë like dhe 4 mijë e 500 retweets./Indeksonline/

 

Temat: