Ata që zgjohen herët, janë më pak të rrezikuar nga depresioni
Orari i gjumit ndikon në shumë aspekte të jetës dhe kjo është konfirmuar vazhdimisht nëpërmjet studimeve të shumta.
Një studim i fundit hedh dritë në lidhjen mes gjumit dhe depresionit.
Sipas këtij studimi, personat të cilët zgjohen herët, kanë më pak gjasë të preken nga depresioni, transmeton Indeksonline.
Hulumtuesit nga Universiteti i Kolorados ndërlidhin një gjë të tillë me nivelin e humorit apo disponimit. Ata të cilët zgjohen herët janë në disponim më të mirë dhe karakterizohen nga një ndjenjë produktiviteti andaj janë më pak të rrezikuar të përjetojnë depresion./Indeksonline/