16:15 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zgjidhja e simptomave të ankthit dhe depresionit

Shumë njerëz që kanë fibrilacion atrial (a-fib), në gjendje e lidhur me zemrën, përjetojnë simptoma të çrregullimeve, si ankth dhe depresion.

A munden trajtimet e veçanta për këtë gjendje të ndihmojnë në zgjidhjen e simptomave të ankthit dhe depresionit? Një studim i ri tregon se ato mund të kenë ndikim, transmeton Indeksonline.

A-fib është e lidhur me shqetësim psikologjik, por një trajtim për këtë gjendje të zemrës mund të përmirësojë simptomat psikologjike.

Fibrilacioni atrial (A-fib) është një gjendje e zakonshme e karakterizuar nga një ritëm i parregullt i zemrës.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 2.7-6.1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë A-fib. Studimet tregojnë se rreth një e treta e njerëzve me këtë gjendje të zemrës gjithashtu kanë simptoma të depresionit dhe ankthit.

Duke u nisur nga këto prova, hulumtuesit nga Australia vendosën të shqyrtonin mënyrën se si trajtimet e ndryshme për A-fib mund të ndikojnë në nivelet personale të shqetësimit psikologjik.

Cili trajtim përmirëson shëndetin mendor?

Hulumtuesit kanë punuar me një grup prej 78 pjesëmarrësish që kishin marrë një formë trajtimi për A-fib. Ekipi monitoroi nivelin e depresionit dhe ankthit të pjesëmarrësve dhe vlerësoi dhe mori në konsideratë tiparet e tyre të personalitetit.

Nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve, 20 morën ablazione, një lloj procedure përmes së cilës indet e zemrës, që prodhojnë rrahje të parregullta të zemrës, hiqen ose shkatërrohen./Indeksonline/