16:33 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Avramopoulos i jep vulën: Kosovarët së shpejti lëvizin pa viza (Video)

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka dhënë raportin e tij për përfundimin e kritereve që i ka bërë Kosova në mënyrë që qytetarët kosovarë të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.

Ai ka thënë se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit, raporton Indeksonline. Lidhur me këtë, Avramopoulos i ka përshëndetur të gjitha partitë politike kosovare.

Komisioneri ka theksuar se tashmë liberalizimi i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, meqë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Mund të konfirmojmë se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizim.Dua të uroj partitë e Kosovës për punën dhe përkushtimin në këtë process. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Kjo marrëveshje  Kosova ka treguar angazhim të plotë kundër krimit dhe korrupsionit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat prandaj në këtë momente e kemi marrë parasysh këtë gjë. Kosova ka vazhduar t`i mbyllë të gjitha marrëveshjet tjera që në vitin 2016, tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe i ikurajoj që ta bëjnë atë sa më shpejtë. Ksoova duhet të sigurojë reforma me kritere të caktuara.  Kjo do të jetë në benificion të vet Kosovës. Jam i sigurt se do të vazhdojë në luftën kundër emigrimit ilegal dhe ka vënë në funksion masa të rëndësishme për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Tutje, Avramopoulos ka thënë se autoritetet në Kosovë duhet patjetër t`iu sqarojnë qytetarëve të vet se cilat janë rregullat e lëvizjes së lirë, përndryshe liberalizimi mund të suspendohet.

“Liberalizimi vjen me të drejta dhe obligime. Autoritetet ta tregojnë tek qytetarët e saj në mënyrë shumë të qartë, që të evitojnë abuzimin me lëvizjen e lirë.  Nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e lirë, ne kemi një atoritet të caktuat në BE dhe kjo ndihmon mbikëqyrjen e lëvizjes së lirë. Të gjithë qytetarët duhet t`i dinë të gjitha kriteret para se të nisen drejt këtij rrugëtimi. E kemi edhe mekanizmin për suspendimin e liberalizimit të vizave dhe ka të bëjë me vlerësimin e kritereve të caktuara nga Be, dhe kjo vlen edhe për Kosovën. Nga vizat do përfitojnë qytetarët e Kosovës që kanë të bëjnë me biznes apo turizëm, do të zgjerojë partneritetin me Kosovën. Ky është një fillim për bashkëpunim më të ngushtë. Shoh tutje që të bashkëpunojmë me lidershipin e Kosovës në një epokë të re të liberalizimit të vizave që do të ndodhë shumë shpejt dhe i gjithë Ballkani Perëndimor do të udhëtojë pa viza”, ka përfunduar ai./Indeksonline/