06:32 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Barcelona ka planin B nëse dështon sërish për Coutinhon

Barcelona ka edhe planin B nëse dështon sërish transferimi i Philippe Coutinhos nga Liverpooli

E përditshmja sportive katallane, Sport, ka zbuluar emrat e tre lojtarëve të cilët Barcelona do të tentojë që t’i transferoj në janar.

I pari është mesfushorit i Liverpoolit, Philippe Coutinho, të cilin Barcelona dështoi që ta blej gjatë verës, përcjell Express.

Por, në rast të dështimit të ardhjes së brazilianit edhe gjatë dimrit, klubi katallan ka dy opsione të tjera për transferim në Camp Nou.

Fjala është për dy lojtarë nga Bundesliga: Max Meyer (Schalke) dhe Julian Brandt (Bayer Leverkusen). /Express/