21:30 / E Premte, 26 Prill 2024 / FR

Rikthimi i fuqishëm Asllanit, veç shtatë minuta i duhen për golin e radhës

Fisnik Asllani është kthyer tek goli. Sulmuesi i talentuar i Kosovës ka shënuar për Austria Vienën në ndeshjen ndaj Altach.

Asllani u fut në fundin e ndeshjes dhe iu nevojitën vetëm 7 minuta për të shënuar golin e dytë të skuadrës së tij.

Në fund rezultati i ndeshjes ishte 2-2./Indeksonline/