10:51 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Besar Halimi bëhet bashkë me Liridon Krasniqin, e “qesin” një termin futbolli (Foto)

Futbollistët kosovar që luajnë jashtë Kosovës, si Liridon Krasniqi (Kedah Fa), Alban Ramadani (Chiaso) dhe Besar Halimi (Brondby), janë bërë bashkë në një ndeshje miqësore.

Që të tre janë në pushime dimërore këtu në vendin e lindjes, dhe janë parë duke luajtur në një fushë të vogël në Pozheran të Vitisë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ekip ishin edhe disa futbollist kosovar, si Ardian Mustafa (KF Vitia) dhe Festim Alidema (KF Vëllaznia).

Takimi ishte miqësor, por që u shënuan tetë gola dhe përfundoi me rezultat 4-4./IndeksOnline/