16:24 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Bora e madhe krijon kolona në ‘Veternik’ (Foto/Video)

Bora e madhe që po bie që nga mëngjesi ka bllokuar lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë.

Siç shihet në këto fotografi të Indeksonline, reshjet e borës kanë bllokuar komunikacionin, me ç’rast janë krijuar kolona të gjata.

E kolona të gjata ka pasur sot edhe në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku për shkak të gjendjes së rrugëve, shoferët vozisnin me kujdes të shtuar.

Shih fotot e kolonës së krijuar në ‘Veternik’: