08:50 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018

Rikthehet bora, kërkohet kujdes në trafik

Reshjet e borës janë rikthyer në vend. Kësisoj vozitësit padyshim se duhet pasur kujdes të shtuar gjatë qarkullimit me automjetet e tyre.

Lexues të Indeskonline kanë dërguar edhe disa fotografi nga gjendja e autostradës ‘Arbër Xhaferi’.

Autostrada vërehet të jetë e kalueshme, edhe pse ndoshta me pak vështirësi.

Edhe pse tashmë jemi në javën e parë të dhjetorit, në Kosovë pati pak reshje të borës deri tani./Indeksonline/