17:51 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Breshër i madh në këtë pjesë të Kosovës [Foto]

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar në Kosovë të mbizotërojë mot i ndryshueshëm këtë javë, një gjë e tillë po realizohet. Kësisoj, në rrethinë të qytetit të Rahovecit, saktësisht në fshatin Sapniq ka filluar që të bie shi  me erëra të forta.

Një lexues i Portalit Indeksonline ka dërguar fotografi në redaksi ku shihet se toka është mbuluar me të bardhë, si pasojë e breshrit që ka rënë në këtë pjesë të Kosovës.

Ndryshe, më poshtë keni edhe tabelat  që tregojnë parashikimin e motit më të detajuar për disa ditë.

Kujtojmë, se Policia çdo herë apelon tek ngasësit e veturave në komunikacion  që të rrisin kujdesin e tyre pasi që kushtet atmosferike e vështirsojnë tejet  shumë komunikacionin dhe me këtë rast mos të vihet deri te aksidentet sidomos ato me fatalitet.

Më poshtë shikoni disa pamje: