13:56 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Breshër i madh në këtë komunë të Kosovës

Me përfundimin e stinës së verës, temperaturat kanë filluar që të bien në Kosovë.

Sot gjatë ditës në disa zona ka pasur edhe reshje të shiut, derisa në komunën e Rahovecit, përkatësisht në fshatin ‘Fortes’  ka rënë breshër i madh.

Lexues të Portalit Indeksonline kanë dërguar disa fotografi në redaksi, në të cilën  vërehen më së miri kushtet atmosferike.

Sipas pamjeve, breshëri ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Më poshtë shikoni fotot: