21:26 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018

Britania vazhdon përkrahjen për Doganën e Kosovës

Drejtori i Doganës , Bahri Berisha është duke qëndruar për vizitë në Britaninë e Madhe, respektivisht në Doganën Britanike.

Gjatë qëndrimit në Londër Berisha është duke zhvilluar takime me partner tonë në Doganën britanike, derisa sot pati edhe takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganës Britanike Bill Williamson  me bashkëpunëtor.

Derisa dogana britanike dhe ajo kosovare kanë histori të mirë të bashkëpunimit prandaj dogana britanike ofroj edhe më tej përkrahjen e saj  për Doganën e Kosovës në OBD,  gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të lehtësirave tregtare, antikontrabandës, inteligjencës dhe hetimeve doganore.

Drejtori i Përgjithshëm  Berisha thekson se dogana e Kosovës është falënderuese për Doganën Britanike dhe asistencën që ka ofruar përgjatë viteve si dhe për vazhdimin e përkrahjes për Doganën në çështjet e lehtësimit të tregtisë, operatorët e autorizuar ekonomik dhe në fushën e zbatimit të ligjit./Indeksonline/